
Deputetja e PS, Iris Luarasi ka bërë me dije se ka marrë kërcënime të rënda, madje me jetën e fëmijëve.
Sipas saj, këto kërcënime vijnë vetëm pse mbështeti projektligjin për Barazinë Gjinore.
“Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve.
Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2.”, tha ajo në News 24.
Luarasi duke folur për projektligjin për barazinë gjinore, tha ndër të tjerasse nuk e shkatërron familjen tradicionale.
Sipas saj ky ligj është progres pasi, gratë paguhen njësoj me burrat për punë të njëjta.
“Shqipëria është në procesin e integrimit në BE. Ky parlament ka për të kaluar shumë ligje që kanë të bëjnë me përafrimin e legjislacionit evropian. Ne nuk është se kishim një boshllëk të madh në këtë ligj.
Ky ligj parashikon për punën e papaguar të grave që janë 30% në Shqipëri shtëpiake. Për pjesën e diskriminimit në vendin e punës. Më kishin shkruar që ‘ju si parlamentare të njëjtën rrogë keni me burrat’. Sigurisht nuk bëhet fjalë për vendet që janë punë në institucione. Kur flasim për gratë ato janë edhe në tregun privat. Është studime se 17% e grave në tregun e punës janë në të njëjtën punë më të papaguara se sa burrat.
Ky ligj është anatemuar në mënyrën më të gabuar të mundshme. Sepse e gjitha ishte pjesë e një fushate kundër të drejtave të familjes. Mbrojnë disa teza që janë konservatore. Është një punë e bërë njësoj si burrat një grua.
Unë mendoj që është progres, nuk cënon familjen tradicionale. Qëllimisht i janë vënë në gojë ligjit si terma që nuk ekzistojnë në projektligj. Në fillim për variantin që na erdhi nga Shëndetësia, kur flitej për kufizimin e gjinisë thuhej sepse këtu lidhur me identitetin.”, tha ajo.
Lini një Përgjigje