TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2025, 14:59

Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, Artan Hoxha: Publikova fotot e tyre, të njejtët që ekzekutuan Brilant Martinajn

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, Artan Hoxha: Publikova fotot e tyre,

Gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatin me një viktimë dhe një të plagosur në Rinas.

Hoxha tha se ky është një krim që ka shumë mesazhe brenda. Ai deklaroi se vrasësit janë një skuadër e frikshme dhe kanë kryer atentate jashtëzakonisht të organizuara. Hoxha u shpreh se ka nxjerrë fotot e tyre para 4 viteve dhe emrat. 

Më tej, gazetari investigativ deklaroi se grupi që vrau Gilmando Danin është i njejtë me vrasësit e Brilant Martinajt, i cili u ekzektutua së bashku me dy shokët e tij në Fushë-Krujë.

“Kjo është një ngjarje që ka shumë mesazhe brenda. Nuk është zgjedhur kot ai vend. Vazhdimisht kam folur për një skuadër pushkatimi e cila zakonisht është rezultative dhe nuk del shpesh në aktivitet, por sa herë del, rendimenti për fat të keq është 100 përqind dhe nuk është e mundur të kapet nga agjencitë tona. Në fakt, është një skuadër e frikshme dhe ka kryer atentate jashtëzakonisht të organizuara. Kam nxjerrë fotot e tyre para 4 viteve dhe emrat. Është një skuadër vrasjesh. Patjetër është e njëjta. Kanë vepruar në Durrës, Fushë-Krujë, mbani mend ekzekutimin e Brilant Martinaj. Ata përdorin zakonisht veshje të policisë. Nuk janë ushtarakë për mua", tha gazetari Hoxha.

Lini një Përgjigje