Aktualitet29 Prill 2024, 13:49

“Beach bar” pa leje në bregdet, arrestohen katër persona në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti

“Beach bar” pa leje në bregdet, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar në Kavajë, pasi u kapën duke ndërtuar pa leje një bar në bregdetin e Spilles.

'Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 1 rast të kësaj paligjshmërie, në Spille.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit F. Gj., 51 vjeç, F. Gj., 56 vjeç, L. D., 50 vjeç dhe Xh. D. 51 vjeç, të katërt banues në Lushnjë, pasi u kapën në flagrancë duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një beach bar, në bregdetin e Spilles, për qëllime përfitimi.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e sipërmarrësit të punimeve, shtetasit P. V., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.', njofton policia.

kavajë “beach bar” pa leje