TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2024, 12:31

Trafik kokaine dhe emërime në administratë, themelohet organizata e parë mafioze shqiptare; amerikanët gati për ta shkatërruar përpara zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Trafik kokaine dhe emërime në administratë, themelohet organizata

Kjo do të thotë që në Shqipëri është themeluar organizata e parë mafioze. Ndërkombëtarët na e thonë, e pëshpërisin, por nuk e shfaqin në raport. Ajo do të ndërhyjë shumë fortë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe pritet që të goditet para zgjedhjeve. Por këtë do ta zgjidhin institucionet e huaja, sepse ne jemi të pafuqishëm.

Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur akuza të forta se në Shqipëri është themeluar organizata e parë mafioze. Duke folur për raportin e DASH për Shqipërinë ai tha se është një raport i përsëritur, që nuk flet për atë që po ndodh realisht me krimin e organizuar në vend, pavarësisht se ndërkombëtarët janë në dijeni të kësaj.

“Është tjetër linjë ajo se çfarë vijnë e thonë në Tiranë, dhe është tjetër linjë se çfarë shkruajnë në dokumenta. Kjo ka lidhje me atë që ato, amerikanët dhe europianët që bëjnë raportet, janë seriozë në atë çfarë shohin e shkruajnë. Ata nuk dëgjojnë sepse kanë të tjera struktura që i bëjnë raportet. Nuk kanë lidhje me qasjen dhe deklaratat politike. Raportet mund ti bëjnë më mirë gazetarët shqiptarë, politikanët etj. Sepse janë ata që e prekin çdo ditë atë që ndodh këtu. Raporti i DASH nuk ka asgjë të re nga ato çfarë ndodhin në Shqipëri, madje gjëra të përcipta. Për shembull unë do të shtoja që ka një fuqizim të krimit të organizuar. Nuk e gjej të paraqitur në raport, por jo se ata nuk e dinë apo nuk e përçojë. Fuqizimi i organizatave kriminale në Shqipëri, me lidhje ndërkombëtare dhe me një sistem tërësisht të korruptuar. Kjo do të thotë që në Shqipëri është themeluar organizata e parë mafioze. Ndërkombëtarët na e thonë, e pëshpërisin, por nuk e shfaqin në raport”, tha Dervishi.

Ndërsa eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, në mbështetje të kësaj deklarate, tha se kjo është një organizatë mafioze tejet e fuqishme, me ndërhyrje edhe në administratën shtetërore.

Sipas tij ata po bëhen gati të kenë një ndërhyrje të fortë në zgjedhjet e vitit 2025, por se ndërkombëtarët do t’i godasin më parë.

“Nuk është nevoja të kërkosh e studiosh me analiza, se janë aq diletantë, se cila është organizata më mafioze, e para që shikohet lehtësisht dhe ka angazhuar organet ligjzbatuese të Britanisë. Pritet të ketë një goditje shumë të fortë ndaj kësaj organizate që është e njëjta që u citua më parë. Ajo do të ndërhyjë shumë fortë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe pritet që të goditet para zgjedhjeve. Bëhet fjalë për ngarkesa të tëra, tonelata me drogë. Është organizatë që edhe emëron njerëz në administratën publike. Ndaj dhe duhet shkulur organizata dhe më pas duhen shkulur dhe njerëzit që ka në administratë. Por këtë do ta zgjidhin institucionet e huaja, sepse ne jemi të pafuqishëm”, tha Karamuço.

 

organizate mafioze ferdinand dervishi ervin karamuco

Lini një Përgjigje