TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2023, 20:53

“Bëhet fjalë për 7-8 serbë të vdekur”, Ilir Kulla për sulmin në Banjskë: Disa prej agresorëve ndërruan jetë në spitale

Shkruar nga Pamfleti

“Bëhet fjalë për 7-8 serbë të vdekur”, Ilir

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka deklaruar se numri i terroristëve serbë që kanë humbur jetën në Kosovë është më i lartë se ai i raportuar në media, duke mes 7 ose 8.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Kulla tha se nga burimet që ai ka, sulmuesit kanë tërhequr viktimat e tjerë dhe të plagosurit rëndë, pasi do të ishte siklet i madh për ta.

Ai shtoi se një pjesë e viktimave kanë ndërruar jetë në spitalet ku janë çuar, atë të Novi Pazarit, të Nishit e më pas të Beogradit.

“Sulmi kishte qëllim nisjen e një kryengritjeje të armatosur që ka si qëllim ndarjen e Kosovës, projekt i para 10 viteve i Serbisë. Policia e Kopsovës dhe institucionet e Kosovës meritojnë një respekt të jashtëzakonshëm se ja vunë kufirin te Thana dhe morën mbrapa atë që meritonin. Nuk janë 4 të vrarë por janë pak më shumë, por i kanë tërhequr mbrapa. Për ta është siklet i madh ta pranojnë. Me burimet e mia që kam folur janë 7 ose 8 viktima.

Të plagosur janë më shumë. Të vdekurit i kanë tërhequr dhe disa kanë vdekur në spitale në Serbi. Ishin dy spitale që kanë pasur një numër të caktuar njerëzish. Spitali i Novi Pazar dhe një spital afër Nishit dhe më pas i çuan në spitalin ushtarak të Beogradit disa. Nga filmimet ku shihet Radoiçiç, njëri nga ata çalon dhe duket që aty ka pasur emergjencë dhe të plagosur”, tha Kulla.

kosova sulmi terrorist

Lini një Përgjigje