TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2025, 07:12

Besimtarët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Spahiu: Të bashkëpunojmë për një shoqëri më të drejtë

Shkruar nga Pamfleti

Besimtarët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

Me mijëra besimtarë myslimanë në të gjithë vendin kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit që është është dhe një nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin islam.

Në Tiranë besimtarët u falën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Falja nisi në orën 05:45, ndërsa u drejtua nga kreu i Komunitetit, Bujar Spahiu.

Spahiu e vuri theksin e mesazhit të tij në paqen sociale, ndihmën për të varfërit e të pamundurit.

Ai u shpreh se një shoqëri nuk mund të jetë kurrë e drejtë nëse në themel të saj nuk qëndron drejtësia, ndershmëria e bujaria.

Më tej ai përcolli mesazhe për të gjitha shtresat e shoqërisë, mjekët, mësuesit, pushtetarët, besimtarët e thjeshtë…

“Me dashuri dhe përgjegjësi të shohim njëri-tjetrin me sy njerëzor, të ndihmojmë dhe të falim dhe të bashkëpunojmë për një shoqëri më të drejtë, më të begatë dhe më të bashkuar”< tha Spahiu.

Në vijim kreu i KMSH-së tha se  kjo është një ditë që i bashkon zemrat tona në adhurim, në mirënjohje dhe në solidaritet.

“Allahu thotë në Kuran:“Kur Zoti i tij i tha: ‘Dorëzohu!’ Ai tha: ‘Iu dorëzova Zotit të gjithësisë.’”(Sureja Bekare, 2:131)

E pikërisht kjo sakrificë na mëson edhe ne sot: se besimi nuk është vetëm fjalë, por vepër; nuk është vetëm ritual, por angazhim i sinqertë për të qenë më të drejtë, më të ndershëm dhe më të mëshirshëm në çdo hap të jetës.

Feja jonë na mëson se besimi nuk është i plotë pa ndjeshmëri sociale.

Nuk është i pastër adhurimi ynë nëse nuk përfshihet në të edhe përgjegjësia ndaj tjetrit.

Dhe shoqëria jonë nuk do jetë kurrë e drejtë nëse në themelet e saj nuk qëndrojnë vlerat hyjnore: mëshira, drejtësia, bujaria dhe ndershmëria”, tha Spahiu.

Lini një Përgjigje