Aktualitet 5 Shkurt 2024, 16:04

Blindohet Parlamenti / 400 policë, ujëhedhës dhe kamera të cilësisë së lartë për të mbajtur nën kontroll protestën e PD

Shkruar nga Pamfleti

Blindohet Parlamenti / 400 policë, ujëhedhës dhe kamera të

Prej një jave opozita ka paralajmëruar protestën që do të zhvillohet pasditen e sotme, në orën 17.00, para Parlamentit e që më pas do të vijojë poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Policia ka marrë masat përkatëse për mbarëvajtjen e protestës, për të cilën janë angazhuar 400 efektivë të policisë.

Jo vetëm kaq, por para dyerve të parlamentit do të ketë të vendosur disa furgona policie si dhe ujëhedhëse, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm të protestës.

Në perimetrin e Parlamentit janë vendosur edhe kamera të cilësisë së lartë.

Paralajmërimet nga ana e opozitës kanë qenë pikërisht për përshkallëzim të protestave në vazhdim, duke arritur deri në ngujim, siç janë shprehur vetë deputetët e Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimet e tij të përditshme nga banesa, ka bërë thirrje që të gjithë të bashkohen në këtë protestë kundër regjimit të Edi Ramës.

parlament proteste partia demokratike