Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor në Memaliaj, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe më pas është përmbysur në pjesën anësore të rrugës. Ende nuk dihet nëse në mjet kanë qenë persona të tjerë apo nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit.
Menjëherë pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.
Për momentin, autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje të tjera lidhur me gjendjen e drejtuesit të mjetit apo personave që mund të kenë qenë brenda automjetit.
Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar,
Lini një Përgjigje