TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2026, 18:35

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, policia jep detaje për masat e marra 

Shkruar nga Pamfleti
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, policia jep detaje për masat e
Dhimitraq Ziu

Përfaqësuesi i Policisë së Shtetit Dhimitraq Ziu, gjatë një konferencën për mediat ka dhënë detaje mbi ndërhyrjet e kryera pas dëmtimit të segmentit Librazhd-Prrenjas.

Ziu deklaroi se shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje menjëherë pas konstatimit të problematikës, duke marrë masa për sigurimin e perimetrit dhe ndërprerjen e lëvizjes së mjeteve në zonën e prekur. 

Ai bëri të ditur se lëvizja e automjeteve është devijuar në akse të tjera, sipas orientimeve të ARRSH-së, ndërsa është hartuar një plan i detajuar masash për garantimin e sigurisë rrugore në segmentet alternative. Në këtë plan përfshihen kontrolle dhe orientime për të gjitha mjetet që qarkullojnë në zonë, me përjashtim të segmentit të dëmtuar, ku qarkullimi është ndaluar.

Gjithashtu, Drejtoria e Policisë së Migracionit dhe Kufirit është angazhuar për të orientuar qytetarët në pikat e kalimit kufitar lidhur me drejtimin e lëvizjes dhe situatën në terren. Sipas Policisë, prioritet mbetet ndalimi i qarkullimit drejt segmentit të dëmtuar, zbatimi i udhëzimeve të ARRSH-së dhe respektimi i rregullave të Kodit Rrugor.

"Ka shkuar në vendngjarje, ka marrë masat e sigurisë, ka ndërprerë lëvizjen e mjeteve, ka kontaktuar me ARRSH dhe subjektet që kryenin punimet në këtë aks, ka vendosur normat dhe rregullat dhe ka devijuar lëvizjen e mjeteve në akse të ndryshme sipas orientimeve nga ARRSH. Hartuam një plan masash të detajuara për të marrë masa të posaçme për sigurinë rrugore në të gjitha akset, ku do të përfshihen të gjitha mjetet, përveç vendit ku kishte ndodhur dëmtimi. Drejtoria e Policisë së Migracionit dhe Kufirit orienton në pikat e kalimit kufitar për të gjithë situatën dhe drejtimin e lëvizjes në akset e ndryshme. Detyrat e posaçme janë ndalimi i lëvizjeve drejt vendit ku është dëmtuar aksi rrugor, orientimi sipas udhëzimeve të ARRSH dhe respektimi i Kodit Rrugor", u shpreh Ziu. 

Ndërsa institucionet sqarojnë masat e marra pas ngjarjes, lidhur me shkaqet e dëmtimit, përgjegjësia i është faturuar faktorëve natyrorë.

policia e shtetit reshqitja e dherave bllokimi i aksit librazhd-prrenjas

Lini një Përgjigje