Bie propaganda e Edi Ramës, nëna me djalin e prekur nga spektri autik po kalonte rastësisht në rrugë...
Ka një kufi që politika nuk duhet ta kalojë kurrë. Ai kufi është dhimbja e njerëzve. Sidomos kur bëhet fjalë për një nënë që rrit një fëmijë me autizëm.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama nuk foli për kushtet ku jeton ajo familje. Nuk foli për varfërinë, për braktisjen apo për hallin e një nëne që lufton çdo ditë për djalin e saj. Ai zgjodhi ta vendoste atë në qendër të një beteje politike.
Kryeministri deklaroi se gruaja ishte marrë në protestë "për ta kthyer në viktimë të policisë", madje shkoi edhe më tej, duke folur për "korba", "sorra" dhe "manual terroristësh" që, sipas tij, përdorin njerëzit si mburojë.
Por më pas foli vetë ajo grua. Gazetari Osman Stafa ka shkuar në banesën e saj dhe ka rrëzuar gjithë propagandën e Ramës.
"Unë nuk isha në protestë fare. Po vija nga Kamza. Ishin bllokuar rrugët. Duke kaluar te Parlamenti më hodhën piper në sy. Unë kalova rastësisht. Të vijë të përballet me mua kryeministri se ia them në sy. A i hidhet djalit piper syve? Të ballafaqohet me mua Edi Rama", tha ajo.
Këto nuk janë fjalët e opozitës. Nuk janë deklarata politike. Janë fjalët e vetë nënës për të cilën foli kryeministri.
Dhe këtu lind pyetja më e rëndë: a e verifikoi dikush historinë e saj përpara se të përdorej në një fjalim politik?
Gazetari Osman Stafa nuk shkoi të bëjë propagandë. Ai shkoi te shtëpia e saj. Ajo që gjeti nuk ishte një skenografi politike. Ishte një realitet i hidhur. Vetëm një ditë më parë, Njësia Bashkiake nr.1 e ka strehuar atë te banesat sociale. Një banesë sociale në kushte të mjerueshme. Një nënë që prej vitesh përballet e vetme me barrën e rritjes së një fëmije me nevoja të veçanta.
Në një shtet normal, ky do të ishte lajmi. Jo sulmi ndaj saj.
Sepse shteti nuk matet nga mënyra si sillet me të fortët. Matet nga mënyra si sillet me më të pambrojturit.
Kur një kryeministër zgjedh t'i kushtojë minuta të tëra një nëne të varfër në një mbledhje politike, ndërsa ajo i përgjigjet duke thënë "nuk isha fare në protestë", debati nuk është më për protestën. Debati është për përgjegjësinë që ka pushteti kur flet për qytetarët e vet.
Në fund mbetet vetëm një e vërtetë e thjeshtë: pushteti ka zërin, kamerat dhe foltorën. Ajo nënë kishte vetëm fjalën e saj.
Dhe ndonjëherë, mjafton pikërisht ajo për të vënë në dyshim gjithë narrativën politike. /Pamfleti
Edi rama, sot me zë e figurë përqeshe situatën e nënës dhe fëmijës me aftësi ndryshe, te kujtoj që,një ditë do të duash që të mbeshtetësh kokën diku, por e di mirë që nuk do të gjesh asnjë kraharor sepse je i mallkuar. Po, vellai im, ishte me aftësi të kufizuara. Quhej Arben, dhe ishte një engjëll, që kërkonte shumë dashuri. Kurrë nuk ja kursyem. Ka vite që ka nderruar jetë, na mungon shumë ëngjelli ynë me emrin e bukur Beni . Më ke lënduar në asht. I mallkuar qofsh.
O mallkim i Zotit, ti a të tutë paçin fatin e dhimshur të atij që përqashe. Sa të ngjit fjala shpirt kazmë. Mirë e gjeti hajdutin the kur varri veten ai i ziu që skish 35 $ të paguante dritat. Aq kushton një pike e asaj verës jo 39, por 55 mijë euro shishja. Pastë ferr ku të shkoj dhe unë për ato pak .ëkate që kam bërë, po tishkofshne rrethin e 13. Nuk ka por e hapeshin për ty.
Ky qelbesire njeri gjithe jeten ngeli duke genjyer. Qelbesire njeri eshte dhe do ngelet. Ky hajdut kriminel vendin e ka ne burg. Mbase mer pas vetes dhe sali kermen.