
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se katër mostra të produkteve të kategorisë “turshi” kanë rezultuar jashtë standardeve të sigurisë ushqimore pas analizave laboratorike të kryera në Itali.
Sipas “Ora News”, në laboratorët italianë janë dërguar gjithsej 38 mostra, nga të cilat 37 janë analizuar, ndërsa njëra mbetet ende në pritje të rezultatit.
Rezultatet tregojnë se dy mostra kanë përmbajtje të metaleve të rënda mbi normat e lejuara, ndërsa në dy mostra të tjera janë konstatuar mbetje pesticidesh të ndaluara.
Produktet që kanë rezultuar me probleme përfshijnë dy mostra “Kastravec turshi” me origjinë nga Turqia, një “Sallatë e përzier e marinuar” nga Maqedonia e Veriut dhe një produkt “Perime turshi” me origjinë nga Elbasani.
Pas konstatimeve, AKU ka bllokuar 5.211 kilogramë produkte dhe ka vendosur masa administrative ndaj subjekteve përgjegjëse.
Ndërkohë, institucioni nuk ka bërë ende publike emrat tregtarë dhe etiketat e produkteve problematike, pavarësisht kërkesave të përsëritura për transparencë.
Nga analizat rezulton se shumica dërrmuese e produkteve shqiptare kanë kaluar testet e sigurisë. Nga 24 mostra me origjinë shqiptare, 23 kanë rezultuar të sigurta për konsum, ndërsa problematikat kryesore janë evidentuar te produktet e importit.
Nuk ka si prodhimet e vendit tone ,le ti japin rendesi prodhimit vendas ,ne kete rast ndihmohen edhe fermeret ,edhe bleresit ,edhe konsumatoret jane te sigurte ,nuk ka nevoje per prodhime te huaja qe nuk ua dime origjinen .
Po ti a e lexove mire nga Elbasani ka dal me shum metale te renda
Importuesit tone Jan shum te papergjegjshem.
Duhet sensibilizim mbare kombetar Konsumo produkt Shqiptar