
Ajo që bie në sy në këtë dokument është se Brukseli kërkon hetime, arrestime dhe dënime për pushtetarët e korruptuar. BE i dërgon mesazh të drejtpërdrejtë SPAK-ut që të godasë këdo që ka futur duart në afera...
Bashkimi Europian kërkon “kokën” e politikanëve të korruptuar dhe të të ngelurve në veting. Sot ka mbërritur në Tiranë përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri që mbahet për herë të parë në Tiranë.
Por në mbledhjen e nesërme, zyrtari i BE do të shkojë me një dokument me 5 pika, ku jepen një sërë rekomandimesh për Shqipërinë. Ajo që bie në sy në këtë dokument është se Brukseli kërkon hetime, arrestime dhe dënime për pushtetarët e korruptuar. BE i dërgon mesazh të drejtpërdrejtë SPAK-ut që të godasë këdo që ka futur duart në afera.
“Lufta kundër korrupsionit mbetet një nga çështjet më të ndjeshme. BE-ja vlerëson përpjekjet e vazhdueshme të bëra për sa i përket historikut të hetimeve, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare në luftën kundër korrupsionit, por rithekson se rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm. Shqipëria duhet ta sigurojë këtë. SPAK të trajtojë më tej korrupsionin e nivelit të lartë, të rrisë stafin dhe burimet e tij”, thuhet në dokument.
Më tej, BE kërkon të hetohen të ngelurit në veting. Janë me qindra gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar sepse nuk justifikojnë pasurinë, por askush nuk është sot në qeli. BE rithekson se ata duhet të hetohen.
Po ashtu, problem shihet dhe trafiku i drogës. Sipas BE duhet të bëhet konfiskimi i pasurive kriminale. “BE-ja thekson se pavarësisht disa përparimeve në vitin 2021, numri i dënimeve për pastrim parash mbetet i ulët”, thuhet në dokument. /Pamfleti