
Ditën e sotme ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari ka mbërritur për të dytën herë në SPAK.
Meçollari do të japë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.
Ju rikujtimë se vetëm para disa ditësh Artur Meçollari bëri me dije se ai u pyet në cilësinë e personit që kishte bërë kallëzimin mbi tjetërsimim e bazës detare në qytetin e Sarandës.
Meçollari theksoi se ka besim se SPAK do t’i shkojë deri në fund çështjeve së tjetërsimit të pronave të ushtrisë.
“U pyeta në cilësinë e kallëzuesit për bazën detare të Sarandës, ku privatit i është dhënë çdo centimetër pa lën asgjë për ushtrinë.
I kam akuzuar për shpërdorim detyre. Kam besim te SPAK. Po mos të kisha besim, s’do e bëja kallëzimin”, tha ai për medait.
Përveç Meçollarit në SPAK janë thirrur edhe ministrja Olta Xhaçka edhe depueti i PS, Bardhyl Kollçaku.
Deputeti socialist u paraqit të enjten e kalaur në Prokurorinë e Posaçme, ku u mor në pyetje prej gati 3 orësh në cilësinë e ish-Shefi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Ndërsa Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë.
Xhaçka u mor në pyetje për rreth dy orë dhe zgjodhi të mos jepte asnjë prononcim për mediat në daljen e saj nga organi i akuzës.
Teksa po hynte në ambientet e SPAK, Xhaçka pati një koment të shkurtër për mediat duke deklaruar se nuk ka shkelur asnjëherë ligjin, por mbetet në dispozicion të drejtësisë për çdo çështje që është nën hetim.