TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2025, 12:23

Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, mbërrin nga Italia ekspertiza e 3-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare

Ka mbërritur ekspertiza nga Italia për Brian Spahiun, 3-vjeçarin i cili humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.

Ekspertët italianë raportohet se kanë përcaktuar shkakun e vdekjes së të miturit. Por, akti i ekspertimit është voluminoz dhe po analizohet nga prokurorja e çështjes.

Sipas burimeve, organi i akuzës është drejt fundit të hetimeve për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiut.

3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë ne reanimacionin e Pediatrisë më datë 1 tetor 2023, tre ditë pas një mjekimi që kreu në 14 dhëmbë në klinikë dentare në kryeqytet të mjekut Roland Xhaxho.

 

Lini një Përgjigje