TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 18:19

Buxheti i ri, qeveria rrit fondet për SPAK dhe KLGJ; ul financat për Kushtetuesen dhe KPA

Shkruar nga Pamfleti

Buxheti i ri, qeveria rrit fondet për SPAK dhe KLGJ; ul financat për

Qeveria ka publikuar sot buxhetin për vitin që vjen, buxhet i cili vjen me rritje. Në shumë institucione nuk ka pasur shumë ndryshime sa u takon fondeve, teksa një vëmendje e veçantë është te organet e drejtësisë. Për disa prej tyre ka pasur rritje fondesh, ndërsa për disa të tjerë ka ulje.

Rritjen më të madhe e regjistron Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili do të ketë gati 12 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 68 milionë euro për vitin 2026.

Edhe SPAK përfiton një buxhet më të lartë 21 milionë euro, nga 18.8 milionë euro që kishte në vitin e kaluar.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të kenë rritje më të vogël të fondeve, ndërsa Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrin më pak para për vitin e ardhshëm.

Buxheti i ri, qeveria rrit fondet për SPAK dhe KLGJ; ul financat për

Lini një Përgjigje