TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 17:27

Dosja “Bankers”, GJKKO nxjerr nga qelia ish-drejtorin Leonidha Çobo

Shkruar nga Pamfleti
Dosja “Bankers”, GJKKO nxjerr nga qelia ish-drejtorin Leonidha
Leonidha Çobo

Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të ish-administratorit të Bankers Petroleum, Leonidha Çobo.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela në seancën e kësaj të marte.  Ndaj Çobos është caktuar masa e re “arrest në shtëpi”.

Që në seancën paraprake kur u bë konfirmimi i masës së sigurisë, avokati i Çobos nxori blof prokurorinë. Çobo, i cili ka theksuar se ka punuar për Bankersin Kanadez, dhe jo për Bankersin Kinez. Ai theksoi se që nga fillimi ka qenë në një “luftë” me këta të fundit dhe jo në bashkëpunim me ta.

Avokati i Çobos, ka deklaruar në gjyq se ai e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte nga viti 2010-2015. Avokati ka deklaruar se periudha e hetuar nga Prokuroria e Fierit, i referohet viteve 2018 e në vijim, kur Çobo nuk ka më pasur asnjë funksion në kompani, ndërsa raportet mbi të cilat janë ngritur akuzat janë të pas 2018-ës.

Në qëndrimin e tij, Çobo thekson se marrëdhënia kontraktuale e Bankers me shtetin shqiptar është e rregulluar me Marrëveshjen e Hidrokarbureve të vitin 2004. Mbrojtja ka theksuar se çdo pretendim lidhur me investimet e realizuara nga Bankers për periudhën 2010-2015, kur Cobo ka qenë administrator, janë audituar dhe verifikuar nga AKBN dhe Drejtoria e Tatimeve, për të cilat ka edhe disa vendime gjyqësore dhe të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, që konfirmojnë rregullshmërinë e aktivitetit për këtë periudhë.

Në mbrojtjen e tij theksohet se Çobo është hetuar në vitin 2020-2021 nga Prokuroria Fier për veprimet e administrimit të kompanisë Bankers, procedim i regjistruar mbi bazën e kallëzimet penal të vet Bankers, pas ndryshimit të pronësisë në vitin 2018, për shpërdorim të kompetencave të administratorit, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion në sektorin privat. Avokati tha se ky hetim është pushuar nga Gjykata e Fierit me kërkesë të vetë prokurorisë dhe është lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë Gjykatën e Lartë.

Lini një Përgjigje