
Liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në një darkë gala me ftesë të Mbretit të Holandës, Willem-Alexander, e cila është organizuar në Pallatin Huis ten Bosch në Hagë.
Në darkën gala janë të pranishëm Presidentët dhe Kryeministrat e vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa në një video të postuar, kanë një foto familjare të të pranishmëve.
Presidenti amerikan Donald Trump shfaqet në krah të homologut turk, Rexhep Tajip Erdogan në rrjetin e parë, atje ku ndodhet edhe Mbreti i Holandës, si dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron.
Ndërkohë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në rradhën e fundit, përkrah homologut hungarez, Viktor Orban. Pak më tutje është kancelari gjerman Merz.
Lini një Përgjigje