TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2026, 18:24

Sërish incident me mjetet ujore, pushuesi në Vlorë plagoset nga helika e skafit

Shkruar nga Pamfleti
Sërish incident me mjetet ujore, pushuesi në Vlorë plagoset nga
Foto ilustruese

Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të enjteje në një incident të ndodhur në det, pasi dyshohet se është goditur nga helika e një skafi, duke pësuar një prerje të rëndë në këmbë.

I plagosuri, i identifikuar si Santiago Çerçizi, u transportua me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë Kufitare, Çerçizi ndodhej në një mjet lundrues që po lundronte nga Karaburuni drejt Vlorës. Nga verifikimet e para dyshohet se ai ka rënë nga mjeti lundrues, duke pësuar dëmtim në këmbë.

Policia Kufitare ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe po merr në pyetje personat e tjerë që ndodheshin në bord në momentin e incidentit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të plagosjes.

skaf vlore

Lini një Përgjigje