Aktualitet13 Shtator 2023, 12:44

DASH tjetër “shuplakë” Athinës për Fredi Belerin: Shqipëria vepron sipas ligjeve të saj

Shkruar nga Pamfleti

DASH tjetër “shuplakë” Athinës për Fredi

Departamenti i Shtetit i ka dhënë një goditje tjetër Athinës. Një ditë më parë “Pamfleti” tregoi sesi një zëdhënës i DASH injori pyetjet e gazetarëve grekë sa i takon arrestimi të Fredi Belerit, ndërkohë mediat greke shkruajnë sot se i janë drejtuar me shkrim.

Por DASH ja u ka bërë të qartë se Shqipëria zbaton ligjet e veta dhe ligjet duhet të jenë të barabarta për të gjithë.

"Ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit”, ka thënë DASH.

3 ditë më parë, zëdhënësi i Departamenti të Shtetit, Matthew Miller doli në një konferencë për mediat dhe një gazetar i Athinës e pyeti sa i takon Fredi Belerit.

Gazetari ka përdorur të njëjtën gjuhë si Athina, duke deklaruar se Beleri është në burg politikisht dhe ka kërkuar një qëndrim nga Departamenti i Shtetit.

Pyetja ime ka të bëjë me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, një tjetër aleat tuajin. Marrëdhëniet janë në krizë të thellë kohët e fundit sepse kryeministri i Shqipërisë, nuk e di nëse e dini, ka urdhëruar arrestimin e një kryebashkiaku grek. Ai është kryetar i zgjedhur. Ai është ende në burg pas tre muajsh. Pyetja ime është: a keni dijeni për arrestimin? Dhe nëse e dini, a keni ndërhyrë tek qeveria shqiptare për lirimin e këtij kryebashkiaku të zgjedhur?”, e ka pyetur ai.

Por zëdhënësi i DASH e ka shmangur atë duke mos i kthyer një përgjigje. Ai ja u ka kaluar fjalën dy gazetarëve të tjerë, duke lënë “thatë” në këtë mënyrë Athinën.

Fredi Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit pasi u ka duke blerë vota. Athina ka tentuar të ndërhyjë në proces, duke kërcënuar dhe ushtruar presion, por nuk ja ka dalë, po ashtu e ka bërë të madhe në BE, ku vetëm Partitë Popullore ju përgjigjen. Si duket Athina po lobon që dhe amerikanët ta mbështesin, por zëdhënësi i ka dhënë goditjen e merituar. SHBA e ka injoruar totalisht duke mos ndërhyrë fare në këtë çështje.

beleri athina