Aktualitet13 Shtator 2023, 07:45

Gazetari bën denoncimin e fortë: Kam marrë mesazhe kërcënuese nga fisi Rraja

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari bën denoncimin e fortë: Kam marrë mesazhe

Në një debat për dhunën barbare të fisit Rraja, ndaj fisit Maja gazetari Basir Çollaku ka bërë një denoncim të fortë.

I ftuar në Euronews Albania, Çollaku tha se fisi Rraja e ka kërcënuar dhe vetë atë. Më tej ai shtoi se ka bërë kallëzim ndaj tyre dhe i është drejtuar prokurorisë së Tiranës, për të ndjekur çështjen.

“Unë sot kam marrë mesazhe të dhunshme nga emra anonimë që vijnë në adresën time duke përmendur Rrajat. ‘Çfarë ke ti me to? Pse flet ti për to?’ edhe të tjera që janë gjëra shumë të rënda. Pavarësisht skepticizmit tim ndaj institucionit sepse kam pasur raste konkrete që ma kanë lëkundur besimin, në këtë rast unë sërish i jam drejtuar institucionit për të parë dhe për të kërkuar që ata të bëjnë detyrën ashtu siç e bëj dhe unë. Sigurisht kam bërë kallëzimin, i jam drejtuar prokurorisë së Tiranës, për të ndjekur çështjen, për të gjetur kanosësin dhe për të kryer veprimet hetimore ashtu siç ligji e kërkon", u shpreh Çollaku.

gazetar denoncim fisi rraja kercenime