
Analisti Arjan Curri e konsideron si një shans të humbur nga Altin Dumani, kreu i SPAK, shfaqjen e sotme në Parlament, ku ai paraqiti raportin vjetor të Prokurorisë Speciale.
Curri, nga studio e ‘Top Story’, tha se Dumani deliroi në Kuvend, madje e krahasoi me delirimin e politikanëve.
“Siç e kemi paralajmëruar në këtë studio SPAK do të funksionojë si organizëm dhe si përbindësh duhet të hajë për të mbijetuar. Një përbindëshi që i jepet kjo e drejtë dhe nuk i jepet llogari, duhet të dijë si të ruajë veten. Më i forti, sipas meje deri tani është Dumani dhe sillet si i tillë.
Unë e pash Dumanin që humbi shansin e fundit, ai nuk del më, sepse në dhjetor mbyll mandatin, humbi shansin që t’i jepte vetes format teknik. Ai u fut në rolin e të qenurit hero dhe u fut në këtë rol. Fjalia që ‘unë do të jem prokuror derisa Zoti të më japë jetë’, është një vete-thirrje. Nëse mua më jepet një dëlirim si analist, prokurorit të SPAK nuk i lejohet. Sot unë e pash të delironte si politikan.
Tjetra që është më e rëndë, na shet si nder, që unë do të vdes që të tjerët të jetojnë. Që unë nuk e dua më rikandidimin, por këtë nuk e lejon ligji, edhe po të dojë se lë ligj. Thuhet që ka një prokuror në SPAK dhe mban një listë me shkrim dore, për të gjithë analistët dhe gazetarët që e kritikojnë”, u shpreh Curri.
Lini një Përgjigje