TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2025, 22:22

Karamuço dhe Curri kritika SPAK-ut: Të bëjë transparencë për Ballukun, jo të shpërndajë fjalë në media

Shkruar nga Pamfleti

Karamuço dhe Curri kritika SPAK-ut: Të bëjë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur mbi zërat se zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë nën hetim. Sipas tij, SPAK nuk po vepron korrekt, pasi duhet të ketë transparencë sepse kemi të bëjmë me numrin dy të qeverisë. Në ‘Top Story” ai tha se SPAK duhet të kishte publikuar fletën e thirrjes dhe jo të shëprndante fjalë.

Karamuço: Çështja më e bujshme është zv/kryeministres. Pritet te premten në orën 3 të paraqitet në SPAK. Nëse nuk vjen, do t’i shkojë kërkesa në zyrë. Kjo është çështje e derivuar nga një celular. Janë dhe 4-5 celularë të tjerë dhe nuk e dimë çfarë ka atje. Hetimet duhet të jenë objektive. Nuk ka dalë asnjë shkresë.

Curri: SPAK i ka përdorur disa media. Ato që do i përdor.

Karamuço: Pa provat nuk flasim dot. Ka disa që i marrin vesh dhe disa jo. Pse nuk e bën zyrtare? Pse i lë njerëzit të krijojnë imagjinata. Disa thonë do i komunikojë akuzë. Ore më saktëso pse e thërret me avokat? Çfarë do i komunikosh. Se na akuzojnë dhe ne se jemi censurë. Jo. Jemi në ajër komplet.

 

Lini një Përgjigje