
Disa zona në Lezhë rrezikojnë përmbytjen, pas çarjes së argjinatura e lagunës së Vainit.
Çarja është në një distancë të konsiderueshme, pak metra më sipër çarjes së mëparshme.
Bashkia e Lezhës e ka konsideruar situatën si emergjente.
ka shpërndarë një njoftim emergjence në rrjetet sociale, ku ka lajmëruar banorët e zonave Rrilë, Barbullojë, Tresh, Spiten, Markatomaj dhe Tale të lajmërojnë në rast se kanë problematika.
“Sot është konstatuar përsëri çarje e argjinaturës së ujërave të larta Spiten-Tale.
U bëjmë thirrje banorëve të zonave Rrilë, Barbullojë, Tresh, Spiten, Markatomaj dhe Tale, nëse kanë probleme apo nevoja urgjente, të njoftojnë menjëherë në numrin e telefonit: ???? +355 68 367 8727
Ekipet e Bashkisë Lezhë dhe strukturat përgjegjëse po marrin të gjitha masat për riparimin e argjinaturës së dëmtuar dhe garantimin e sigurisë së banorëve”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Lini një Përgjigje