Ish-deputeti Dashamir Tahiri, ka deklaruar se Shoqata “Çamëria” po kalon një proces ringritjeje të strukturave.
Ai akuzoi kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si personin përgjegjës për dobësimin e strukturave të shoqatës, duke theksuar se komuniteti çam sipas tij “e ka larguar nga puna”
"Sot është Shoqata Çamëria në ringritje, se siç e dini, janë shkatërruar të gjitha dhe po ringrihen. Janë mbledhur nga komuniteti çam, shqiptarët e Çamërisë. Ka qenë jo ekzistente, ka filluar rithemelimi, ringritja, gjithçka nga e para.
Ata që e shkatërruan, ju e dini, Shpëtim Idrizi, çamët e kanë pushuar nga puna, nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet që kaluan.
Ai është faktori kryesor që i ka marrë peng të gjitha, por çamët nuk i mori dot peng Enver Hoxha, jo më Shpëtimi. Çamët do ringrihen në të gjitha rrethet kudo që janë dhe do bëhen edhe më të fortë seç ishin", tha Tahiri për "News 24".
Lini një Përgjigje