Aktualitet24 Tetor 2023, 13:35

Dështon seanca për bosin rus të krimit, avokati synon të ndalë ekstradimin: Kokunov ka kërkuar azil në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Dështon seanca për bosin rus të krimit, avokati synon të

Ka dështuar seanca në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër për bosin rus të krimit Igor Kokunov i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar, konkretisht në Rusi. Seanca e rradhës do të mbahet më 7 nëntor të këtij viti.

Ndërsa, avokati mbrojtës i Kokunov Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo Ministri i Drejtesisë në Rusi dhe kjo bie ndesh me konventën ndërkombëtare.

Sakaq, avokati tha se Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk e njeh ligji shqiptar. Avokati deklaroi se është kërkuar azil në Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut.

Deri më 7 nëntor pritet të sqarohet nëse shkresa për ekstradim është firmosur apo jo nga Prokurori i Pergjithshëm i Rusisë apo nga Ministri i Drejtësisë në Rusi.

Kush është bosi i krimit "Igor Kokunov":

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu si "Vasya Bandit", u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga arresti shtëpiak në pritje të gjykimit, njoftonin gazetat ruse.

Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

Vasya Bandit u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

bosi rus i krimit ekstradim