TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2023, 12:19

S'ka liri për Fredi Belerin, GJKKO rrëzon kërkesën për shpalljen e akteve hetimore si të pavlefshme

Shkruar nga Pamfleti
S'ka liri për Fredi Belerin, GJKKO rrëzon
Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore.

GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj.

Pas këtij vendimi, avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese. Ndërsa gjykata vendosi që këtë kërkesë ta paraqesin me shkrim në sekretarinë e gjykatës.

Tashmë po vijon shqyrtimi gjyqësor për çështjen Beleri, ndërsa ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë.

Ndërkohë, jashtë GJKKO aktivistë të çështjes kombëtare kanë protestuar kundër Fredi Belerit, ndërsa e kanë krahasuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Radoçiç, që mori pjesë në sulmin në veri të Kosovës.

Siç shihet nga pamjet, “Beleri në jug, Radoiçiç në veri”, shkruhet në banderolë.

Pas largimit të Etleva Dedes nga trupa gjykuese, në vend të saj u caktua Flora Hajredinajn si gjyqtare zëvendësuese e cila kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Kujtojmë se avokatët e Fredi Belerit kërkuan pavlefshmëri totale të dosjes së prokurorisë. Fredi Beleri dhe anëtari i shtabit të tij Pandei Kokaveshi u arrestuan më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

GJKKO nuk u shpreh mbi kërkesën e Belerit për shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore që do të sillte automatikisht pushimin e çështjes.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

S'ka liri për Fredi Belerin, GJKKO rrëzon
Banderola para GJKKO

fredi beleri gjkko

Lini një Përgjigje