TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2026, 14:53

Diaspora shqiptare proteston edhe në Barcelonë, kërkohet largimi i Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Diaspora shqiptare proteston edhe në Barcelonë, kërkohet largimi
Diaspora shqiptare proteston edhe në Barcelonë

Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama po marrin përmasa gjithnjë e më të gjera edhe jashtë Shqipërisë. Pas manifestimeve të zhvilluara në New York, Londër, Berlin dhe Oslo, edhe komuniteti shqiptar në Barcelonë të Spanjës është mobilizuar për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa kanë përsëritur sloganin “Shqipëria nuk shitet”.

Gjatë tubimit të organizuar pranë Ambasadës së Shqipërisë në Barcelonë, pjesëmarrësit kanë brohoritur “Dorëheqje, dorëheqje!” dhe “Shqipëria nuk shitet!”, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave të qeverisë dhe projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Protesta në Barcelonë është pjesë e një serie aktivitetesh të organizuara nga diaspora shqiptare në vende të ndryshme të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbështetje të mbrojtjes së Zvërnecit dhe kundër zhvillimit të projektit të propozuar në këtë zonë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në qytete të tjera ku jetojnë komunitete shqiptare, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e opinionit publik ndërkombëtar mbi kauzën që ata mbështesin.

Diaspora shqiptare proteston edhe në Barcelonë, kërkohet largimiDiaspora shqiptare proteston edhe në Barcelonë, kërkohet largimiDiaspora shqiptare proteston edhe në Barcelonë, kërkohet largimi

shqiptaret barcelone kërkohet largimi i ramës

Lini një Përgjigje