TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 21:03

Qytetarja denoncon: Më paralajmëruan me largim nga puna pasi mora pjesë në protestë!

Shkruar nga Pamfleti
Qytetarja denoncon: Më paralajmëruan me largim nga puna pasi mora
Protesta

Një qytetare që mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar këtë mbrëmje para Kryeministrisë deklaroi se është përballur me masa disiplinore në vendin e punës pasi mori pjesë në protestat kundër qeverisë.

Sipas saj, menjëherë pas pjesëmarrjes në një prej tubimeve, ajo u thirr përpara komisionit disiplinor dhe mori paralajmërim për largim nga puna.

"Në momentin që dola në protestë, më thirrën në komision disiplinor dhe më dhanë paralajmërim për pushim nga puna", deklaroi ajo para protestuesve.

Në vijim të fjalës së saj, qytetarja u bëri thirrje punonjësve të administratës publike që të mos kenë frikë të shprehin qëndrimet e tyre dhe t'u bashkohen protestave.

"Hiqeni frikën, mësues, infermierë, policë. Sot është dita për t’u zgjuar, jo për të fjetur", u shpreh ajo.

Deklaratat e qytetares për masën disiplinore të marrë pas pjesëmarrjes në protestë janë pretendime të bëra prej saj dhe nuk janë konfirmuar nga institucioni ku ajo deklaron se punon.

protesta

Lini një Përgjigje