TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 21:16

Emigranti në protestë: Rama ka frikë të japë dorëheqjen, sepse e pret burgu!

Shkruar nga Pamfleti
Emigranti në protestë: Rama ka frikë të japë
Emigranti në proteste

Një prej pjesëmarrësve nga diaspora, i cili mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar këtë mbrëmje para Kryeministrisë, deklaroi se shqiptarët jashtë vendit i janë bashkuar protestës për të mbështetur, sipas tij, kauzën kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Në fjalën e tij, ai vlerësoi rolin e diasporës në ekonominë shqiptare dhe u shpreh se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit nuk do të qëndrojnë indiferentë ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri.

"Jemi bashkuar protestës së atyre që nuk kanë asnjë lloj interesi, që luftojnë kundër hajdutërisë. Diaspora ka qenë motori i ekonomisë shqiptare dhe këta që kanë marrë peng dhe tallen me ekonominë, që tallen me prindërit tanë, do t'ua heqim këtë privilegj. Diaspora nuk harron, sepse bijtë e shqipes janë shqiptarë dhe në venat e tyre rrjedh gjaku i Gjergj Kastriotit", u shpreh ai.

Më tej, emigranti hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai nuk jep dorëheqjen nga frika e pasojave ligjore.

"Ka frikë të japë dorëheqjen sepse shkon direkt në burg. Edi Rama po kërkon mëshirë nëpër Europë. Po kërkon OKB-në të marrë një post ku ka imunitet dhe nuk arrestohet. Ky është realiteti, jo përrallat në podkaste. Prandaj, zoti Rama, duhet të japësh dorëheqje dhe të paguash atë që i ke bërë kombit shqiptar", deklaroi ai.

emigranti në proteste

Lini një Përgjigje