
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podcatin “Të Pashoq” me gazetaren Edjona Dervishi, ishte eksperti i sigurisë Ilir Kulla. Ai foli për situatën në Iran dhe lëvizjet e SHBA në Venezuelë apo Groenlandë. Kulla bëri dhe një parashikim për vitin 2026.
-Si e parashikon vitin 2026?
Do të jetë një vit i vështirë dhe vazhdimi i 2025-ës si vit i vështirë, edhe globalisht edhe lokalisht.
-Kur thua vit i vështirë...
Vit i vështirë me shumë surpriza, me ngjarje të forta.
-Vit i vështirë, por mund të jetë i mirë për, për popullin...
Unë jam mësuar që të mos i referohem kurrë fjalës popull dhe populizëm.
-Pse?
Për mua të rëndësishëm janë qytetarët, individët.
-Po pra, popullit të qytetarëve ju referova unë.
Ne patëm zgjedhje vjet. Po ata njerëz që shkuan votuan për shembull në Vlorë Partinë Socialiste me 90% a 80%, siç ishte, po ata njerëz dy muaj më vonë dilnin dhe protestonin kundër. Pra mos prit ti nga, nga populli dhe populizmi ndryshim. Ajo gjë që është e rëndësishme është të kuptohet se si, pra ky sistemi ynë, pra kjo Shqipëria që do bëhet BE në 2030-ën, a është e gatshme realisht të bëjë sakrificat e mëdha për t'u bërë pjesë realisht e BE-së dhe e botës europiane? Kjo do jetë një sfidë. Nëse kjo do do ndodhë, kjo do të thotë që tek ne do të ndodhin ndryshime të mëdha. Nëse kjo s'do të ndodhë, do të thotë se këtu ëh, do të përsëris atë shprehjen që thonë në zonën e Korçës, Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë.
Lini një Përgjigje