Disa të paraburgosur që vuanin dënimin në IEVP e Durrësit janë transferuar drejt Fierit dhe IEVP të tjera mbrëmjen e sotme.
Mësohet se zhvendosjet po bëhen nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të paraburgosurit janë ata që akuzohen për krime të rëndë.
Deri tani, arsyet e kësaj lëvizje ende nuk dihen, por kjo vjen vetëm pak orë pas shkarkimit të drejtorit të kësaj IEVP-je, pas arratisjes së Altin Docit.
Kjo lëvizje vjen pasi ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka kërkuar një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës.
Ministri kërkoi sot nga Burgjet të konsiderojnë edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë, të të dënuarve për vepra të rënda penale.
Po kur ta kapni do ja quani dit Burgu per kaq k oh qe se keni kp Apo ekap Amistia