TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2024, 22:25

Dosja “5D”, Ola Xama tregon si u zbulua investimi strategjik i drejtorëve të Veliajt në Durrës!

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “5D”, Ola Xama tregon si u zbulua investimi strategjik i

Në përgjimet e SPAK-ut për dosjen e drejtorëve dhe zyrtarëve të bashkisë së Tiranës që akuzohen për kurrupsion, është zbuluar dhe një hotel në Durrës që po ndërtohet nga kompania ‘5D’, pasi kompania u shpall investitor strategjik.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetarja Ola Xama, deklaroi se është në pronësi të një kompanie që dikur ishte e babait të drejtorit Molla dhe po ndërtohet nga kompania “5D”.

Hoteli është në pronësi te “Mediteranian Investiment Group” një përqindje aksioneve i takonte të ndjerit, babait të Redi Molla. Sipas regjistrave te sekuestruar nga SPAK, për të parë paratë e kompanisë “5D”, një pjesë e parave kanë shkruar për financimet e hotelit. Unë jam drejtues në bashki krijojë kompaninë time, marr para, gjej një hotel, dhe investoj paratë aty.

Mariglen Qato ka vazhduar të mbajë postin e tij si drejtor i IMT-së. Kanë marrë kontrata, kanë hyrë në tendera. Por nuk kanë patur as mjete dhe as njerëz për të kryer punët publike. Kanë marrë projekte si te pedonalja e Liqenit të Thatë për qendrën në Kinostudio. Janë kantierët hapur ka 3 vite. Kanë vënë një emër, Ismet Elezaj si shef teknik dhe kanë lënë projektet publike hapur", tha Xama.

5d

Lini një Përgjigje