
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për dosjen “Plumbi i Artë”, deklaroi se kemi të bëjmë me një skuadër vrasësish, të cilët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
I ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News, Karamuço theksoi se në këtë grup vrasësish bëhet fjalë për 20 persona.
“Deri më sot kishim dëgjuar dëshmitë e këtij personazhi, në seancë do përballet edhe me të tjerë. Këtu flasim për një skuadër vrasësish. Mund të shkojë deri në 20 vetë. Skuadër që e njohin shumë mirë njëri-tjetrin dhe i lënë detyra njëri-tjetrit.
Ky personazh e pranon që ka kryer vrasje, në bashkëpunim me këto që referon në deponimet e tij. Kanë bërë bashkëpunime me njëri-tjetrin. Nuk janë të gjithë vrasës me pagesë, janë të lidhur me episode të caktuara, jo me të gjitha vrasjet”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje