TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2026, 22:20

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët mbushin rrugët: Bashkohuni me ne! 

Shkruar nga Pamfleti
Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët mbushin rrugët:
Pamje nga marshimi

Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke e çuar përpara protestën e 49-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë lëvizjes nëpër Tiranë, ata kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa kanë brohoritur slogane si: "Rama në burg, Berisha në burg", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Shqipëria kërkon revolucion", "Ju erdhi fundi" dhe "Bashkohuni me ne".

Pamjet e filmuara me dron tregojnë një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në protestën e zhvilluar në Tiranë, duke hedhur poshtë pretendimet dhe publikimet e mazhorancës, ku shfaqeshin pamje me numër të kufizuar protestuesish. 

Në këto momente, rrugët kryesore të kryeqytetit janë mbushur me protestues, të cilët po marshojnë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke përsëritur se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

49 ditë rezistencë të pandërprerë, koordinatorët e protestës konfirmojnë se revolta nuk ka ndërmend të ndalet dhe se tubimi i sotëm do të jetë një tjetër tregues i vendosmërisë qytetare.

“Ne do të jemi në shesh çdo ditë. Kjo lëvizje vetëm sa do të rritet derisa zëri i sovranit të dëgjohet dhe të plotësohen të gjitha kërkesat tona,” janë shprehur organizatorët, duke ftuar sërish të gjithë qytetarët t’iu bashkohen në Bulevard.

 

marshimi i 49-te ne kryeqytet

Lini një Përgjigje