TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2024, 12:24

Dyshohet se organizoi dhunën barbare ndaj Sokol Mëngjesit, publikohet foto e Dritan Nanos

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se organizoi dhunën barbare ndaj Sokol Mëngjesit, publikohet

Është publikuar fotoja e Dritan Nanos, organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Nano ka mohuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë, që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në ish-Bllok, kur avokati sapo kishte lënë djalin në kopsht.

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano. Organizatori i sulmit ndaj avokatit nuk ka qenë bashkëpunues me policinë, ndërsa policia disponon prova të mjaftueshme për implikimin e tij në ngjarje.

Dritan Nano raportohet se ka pasur lidhje krushqie dhe shoqërore me autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa 19-vjeçari, Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua në polici disa orë pas dhunimit të juristit, është shprehur se: “Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”.

Policia vijon kërkimet për arrestimin e 3 autorëve të tjerë, konkretisht, 2 dhunuesit Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj dhe Romario Tabaku i cili ka siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarja. 

Dyshohet se organizoi dhunën barbare ndaj Sokol Mëngjesit, publikohet

Lini një Përgjigje