Aktualitet25 Maj 2024, 13:37

E-maili terrorist që alarmoi shkollat e Tiranës, SPAK nis hetimet 

Shkruar nga Pamfleti

E-maili terrorist që alarmoi shkollat e Tiranës, SPAK nis

Prokuroria e Posaçme ka marrë në dorë dosjen e referuar nga Policia e Shtetit sa i takon një rasti që ka të bëjë më akt terroriste.

Bëhet fjale për një email i dërguar në kupolën blu me 17 maj në orën 04:15 minuta.

I nisur nga adresa: [email protected], flitet për fjalë me përmbajtje të ekstremizmit fetar islamik.

Në rreshta përmendet edhe një rast sulmi në Nice të Francës për të cilën dështoi.

Burimet i thanë "Ora News" se deri më tani Anti-Terrori e ka një emër personi që mund të fshihet prapa kësaj skeme, por që është jashtë territorit.

Për këtë arsye policia e shtetit po bashkëpunon edhe me agjenci të tjera të inteligjencës ku do të gjurmohet përmes e-malit për të identifikuar vendndodhjen e tij.

Raste të tilla besohet se janë realizuar edhe ne Maqedoninë e Veriut. Deri në këtë fazë SPAK e ka regjistruar për veprën penale të akteve terroriste.

Me 17 Maj policia ka kryer disa kontrolle në dy shkolla, por pa konstatuar element të dyshimtë. Pas kësaj ngjarje është urdhëruar rritja e vigjilencës policore në afërsi të shkollave.