TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Gusht 2025, 16:04

E shpallur në kërkim për mashtrim me shitjen e apartamenteve, arrestohet noterja Majlinda Demollari

Shkruar nga Pamfleti

E shpallur në kërkim për mashtrim me shitjen e apartamenteve,

Demollarin, dyshohet se është përfshirë në skema fiktive pronash, transfertash dhe firmash të falsifikuara në mungesë të palëve.

Policia e Tiranës ka arrestuar noteren Majlinda Demollari, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Apartamentet”. 
 
Ajo akuzohet se ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, për leverdi të një shtetasi tjetër, duke u përfshirë kështu në një skemë mashtrimi. Pronari i apartamentit 48 vjeçari, Nani Kolovani i është drejtuar noteres Demollari për përpilimin e dy akteve të shitjes për të njëjtën pronë. 

Pas denoncimit të bërë nga personat e mashtruar prej 48-vjeçarit, policia ka bërë të mundur arrestimin e këtij të fundit, më datë 24 korrik. Ndërkohë që pas arrestimit të 48-vjeçarit, policia ka shpalllur në kërkim noteren Demollari. 

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga, gjatë 24 orëve, autorët e të dyja rasteve. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, u arrestuan shtetasit: M. Q., 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament; N. K., 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij. Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja M. D., 57 vjeçe. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj”, thuhej në njoftimin e policisë më 24 korrik. 

Sot ndërkohë është arrestuar edhe noterja. Pas ndalimit, në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Demollarin, dyshohet se është përfshirë në skema fiktive pronash, transfertash dhe firmash të falsifikuara në mungesë të palëve.

Vlen të theksohet se rasti i Demollarit nuk është i pari. 

Në praktikë, një pjesë e madhe e noterëve janë bërë “shërbim ekskluziv” për elitat kriminale dhe politike, që përdorin vulat e tyre për të legalizuar pasuri të paligjshme, për të rregulluar fiktivisht trashëgimi të shfrytëzueshme për zhvillime ndërtimore, për të bërë transaksione të mbuluara me firmë noteriale, duke i dhënë krimit një pamje legale.

Lini një Përgjigje