Aktualitet 8 Nëntor 2023, 21:01

“Edhe Zoti të zbresë në tokë, s’e shpëton dot Metën”, Frrok Çupi: Të bëhet gati, të shkojë me ndërresa e cigare

Shkruar nga Pamfleti

“Edhe Zoti të zbresë në tokë, s’e shpëton

Analisti Frrok Çupi duke komentuar paraqitjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK u shpreh se ky i fundit duhet të bëhet gati, pasi sipas tij kur kryen akte të paligjshme vjen dita që të paraqitesh para drejtësisë.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në “Abc News”, ai tha se duke pasur parasysh aferat për të cilat akuzohet Meta, ishte shumë e vështirë për të anashkaluar hetimin e tij.

“Njerëzit e pushtetshëm që janë thirrur në SPAK, zor se kanë dalë të pangarkuar me akuzë. Publiku është shumë i ndjeshëm ndaj Metës dhe të shoqes, për ligësi, për korrupsion. Është shumë i përfolur. Njerëzit përflasin shumë gjëra, që nga vila, deri tek miniera deri te trafiku i drogës në Meksikë, fëmijët që studiojnë në një vend shumë të shtrenjtë. Në një situatë të tillë jo SPAK, por edhe Zoti të zbriste në tokë, nuk mund të anashkalonte. E vërteta është se e gjithë kësaj situate SPAK po vendos themelet e drejtësisë, dhe tani po vendos themelet e besimit, para se të vendosë akuzat. Në rastin tonë është e natyrshme që pas thirrjes së parë do të hapen prova dhe ka mundësi që Meta të bëhet gati të shkojë me disa ndërresa, disa cigare se kështu janë punët. Këto nuk e kuptojnë që në kohën kur kryen akte të paligjshme duhet të bëhesh gati, kur të vijë data të paraqitesh”, tha Çupi.

frrok Çupi spak meta