TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2026, 21:32

Rinisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën thirrje për dialog dhe diplomaci

Shkruar nga Pamfleti

Rinisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën thirrje për

Papa Leo ka reaguar ndaj përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe rajone të tjera të botës, duke bërë thirrje për paqe dhe zgjidhje përmes dialogut dhe diplomacisë.

Në një mesazh të publikuar në platformën X, Ati i Shenjtë shprehet se "erërat e luftës" po fryjnë sërish në disa pjesë të botës, duke sjellë dhunë, terror dhe viktima të pafajshme. Ai thekson se shpresa duhet të mbetet gjallë dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë të ndjekë rrugën e dialogut.

“Fatkeqësisht, erërat e luftës po fryjnë përsëri në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në shumë pjesë të tjera të botës, duke mbjellë dhunë, terror dhe vdekje, dhe duke prekur përsëri shumë njerëz të pafajshëm. Le të mos i lejojmë këto erëra të shuajnë flakën e shpresës dhe të paqes, edhe kur ajo duket e brishtë dhe e zbehtë. Ripërtëri shpresën time se do të vazhdojmë në rrugën e dialogut, të takimit dhe të diplomacisë. Kjo është e vetmja rrugë e aftë të çojë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, në të cilën popujt mund të jetojnë në pajtim, siguri të ndërsjellë dhe respekt për dinjitetin e çdo personi”, shkruan Papa Leo në X.

Reagimi i Papës vjen në një kohë kur tensionet dhe konfliktet e armatosura në disa rajone të botës vazhdojnë të përshkallëzohen, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar.

papa lufta

Lini një Përgjigje