Një i ri mori fjalën në protestën e 43-të para Kryeministrisë, ku ngriti akuza ndaj qeverisë lidhur me projektet e teknologjisë dhe digjitalizimit, duke kërkuar transparencë për përdorimin e fondeve publike.
Gjatë fjalës së tij, ai pretendoi se një projekt për ndërtimin e një qendre të dhënash (data center) do të ketë një kosto shumë më të lartë nga ajo e deklaruar fillimisht.
"Në Shqipëri po ndërtojnë një data center ku do merren 100 milionë euro të thata. Me firma e kontrata ato 100 milionë euro shkojnë mbi 200 milionë euro. Ku janë satelitët Albania 1 dhe 2? Janë zhdukur shumë lekë. Janë vetëm 500 milionë euro të zhdukura me teknologji", deklaroi ai gjatë protestës.
Në vijim të fjalës së tij, protestuesi krahasoi, sipas tij, shpenzimet për projektet teknologjike me mungesën e mbështetjes për pensionistët dhe sektorë të tjerë publikë.
"Sa të pasur paskemi qenë! Jo për pensionistët, jo për shëndetësinë", u shpreh ai.
Lini një Përgjigje