Aktualitet 9 Dhjetor 2023, 09:45

Edit Shkreli betohet si gjyqtare në New York, e para shqiptare në një post të tillë në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Edit Shkreli betohet si gjyqtare në New York, e para shqiptare në
Edit Shkreli

Edit Shkreli, profesoresha dhe avokatja shqiptare më një karrierë të pasur në SHBA, është betuar si gjykatësja e parë shqiptare në New York. Ajo është para shqiptare në SHBA që ka një post të tillë.

Zgjedhjet u mbajtën më 7 nëntor, dhe Edit Shkreli fitoi garën për gjykatëse në Gjykatën Civile të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pranishëm në betimin e gjyqtares, ishte edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Nano publikoi edhe disa foto krah Editës, ku shkruan se ka pranuar me kënaqësi ftesën e mikes së hershme të familjes së tij për të qenë pranë saj në ditën e betimit.

‘E mirëprita me kënaqësi ftesën nga Edit Shkreli, mikes së hershme të familjes time, për të qenë dëshmitar në këtë ceremoni të rëndësishme të pranimit të saj, si gjyqtare pranë Gjykatës Supreme të Bronx, New York. Ishte emocionues qëndrimi përkrah një pioniere që mishëron drejtësinë dhe përsosmërinë profesionale, si gjyqtarja e parë shqiptare në gjykatën Amerikane. Ky nuk është vetëm një angazhim personal, por një gur kilometrik që gdhend historinë e arritjeve shqiptare në botë. Jam i krenuar për përfaqësimin e trashëgimisë sonë të përbashkët shqiptare në një skenë tejet prestigjioze. Suksese Edit!’- shkruan Nano.

edit shkreli