TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2023, 10:38

Elisabeta Imeraj: GJKKO do të vendosë arrestimin e Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Elisabeta Imeraj: GJKKO do të vendosë arrestimin e Sali Berishës
Elisabeta Imeraj dhe Sali Berisha

Elisabeta Imeraj, ish-prokurore, tha se me rastin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, SPAK dhe GJKKO vendosi një standard që në rastet kur mund të vendosen masa si “ndalim të daljes jashtë vendit” apo “detyrim paraqitjeje” nuk do të kërkohet autorizim nga Kuvendi, kur kemi të bëjmë me emra që kanë imunitet.

Imeraj tha se do të jetë Gjykata e Lartë dhe më pas ajo Kushtetuese, e cila do të vendosë nëse procedura e ndjekur nga SPAK dhe GJKKO në rastin e zotit Berisha është ose jo Kushtetuese, por deri më tani kemi një standard që besoj se do të aplikohet në rastet e tjera, nëse do të ketë.

Ajo tha se me shumë gjasë GJKKO do të vendosë masën e sigurisë së “arrestit të shtëpisë” ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, duke u bazuar në kërkesën e SPAK.

“Në rastin e zotit Berisha kemi një ashpërsim mase, pasi nuk pranoi të zbatonte vendimin e Gjykatës, pra detyrim paraqitjen dhe ndalim të daljes jashtë vendit. Në kushte të tillë SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë. Mendoj se vendimi i Gjykatës duhet të zbatohet”, tha Imeraj për News 24.

Referuar një fraze të përdorur nga Kryeministri Edi Rama, i cili në një prej mbledhjeje të Partisë Socialiste, tha se “nuk jemi Republika e Prokurorëve”, Imeraj tha se do të ishte mirë që puna e prokurorisë të mos përfshihej në interpretime politike.

“Nuk ka ndodhur kurrë që kur Prokuroria ka zhvilluar hetime ndaj një politikani, të mos ketë pasur interpretime politike. Unë jam për ndarje të qartë të pushteteve. Nuk jam për atë që SPAK të pastrojë politikën, pasi në këtë mënyrë do të ndikonte në një farë mënyre edhe në përzgjedhjen”, tha Imeraj.

 

sali berisha elisabeta imeraj

Lini një Përgjigje