Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura, ku të papranishëm janë anëtarët e Këshillit të drejtuar nga Niko Peleshi, kreu i ri i SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorët e kësaj çështjeje Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit po shqyrton sot kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit për zv/kryeministren e njëherësh deputeten Belinda Balluku.
Mësohet se anëtarët e Këshillit po diskutojnë kërkesën pa pasur në dispozicion të gjitha provat e Prokurorisë së Posaçme, pasi materialet konsiderohen sekret hetimor.
Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura, ku të papranishëm janë anëtarët e Këshillit të drejtuar nga Niko Peleshi, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho dhe dy prokurorët e kësaj çështjeje Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Ardian Kalija, avokati i zv.kryeministres Belinda Balluku ka kërkuar në mbledhje të njihet me provat e SPAK që janë dorëzuar në Kuvend bashkë më kërkesën për autorizim për arrestimin e saj.
Socialistët thonë se provat duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe se USB-ja nuk duhet t’iu jepet anëtarëve që të aksesojnë materialet vetë. Por, prokurorët e SPAK dhe prokurorët thonë se materiali i USB-së mund të aksesohet nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe mund t’i kenë provat secili prej anëtarëve.
“Ti shikojmë vetëm këtu”, i është përgjigjur Balla- Bardhit.
“Të hapet zarfi i USB, të njihen anëtarët në Këshill”, ka deklaruar prokurori.
“Më duhen t’i kem për të ndërtuar mbrojtjen”, ka deklaruar avokati mbrojtës i Belinda Ballukut.
Ndërkohë Partia Demokratike kërkon që mbledhja të jetë e hapur deri në momentin që prokurorët e SPAK të japin informacion të konsideruar sekret hetimor. Kjo nuk është pranuar as nga Peleshi e as nga prokurorët e SPAK, të cilët kanë kërkuar që i gjithë procesi të zhvillohet i mbyllur, përfshirë edhe seancën plenare.
Kryetari i Kuvendit u ka kërkuar prokurorëve të propozojnë një mënyrë, që deputetët të kenë akses në informacionin konfidencial.
Lini një Përgjigje