TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2025, 10:49

SPAK kërkon arrestimin, Balluku nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kërkon arrestimin, Balluku nuk do të marrë pjesë
Balluku dhe kreu i SPAK, Klodjan Braho

Zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet imuniteti i saj.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Aktualisht Balluku po merr pjesë në mbledhjen e qeverisë e thirrur nga kryeministri Edi Rama.

Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të hequr imunitetin e deputetes Belinda Balluku, që njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Trupa e prokurorëve të SPAK ka mbërritur tashmë në Kuvend, ku do të paraqesë pretendimet para Këshillit të Mandatave. Me dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko është edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, i cili është në ditën e parë të mandatit të tij si drejtues i institucionit.

Rregullorja e Kuvendit nuk parashikon një afat se kur duhet të mbyllet shqyrtimi ndërsa nga mbledhja e fundit e Këshillit, ka maksimumi dy javë kohë për hartimin e raportit, i cili duhet të votohet në seancën e parë plenare.

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Ballukun, ndërkohë që nuk mori në shqyrtim ankesën për pezullimin nga detyra, për t’i dhënë kohë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi ankimin e kryeministrit Rama.



spak kërkon arrestimin ballukut nuk do të marrë pjesë në mbledhjen

1 Komente

  1. f
    flamurtari

    ....dumani e ndriti me nje vrime ne uje,ishalla me kembe te mbare prokurori i ri e ta mpreh mire sopeaten per te gjithe tufen e dheneve.

    Lini një Përgjigje