Aktualitet 7 Shkurt 2024, 11:02

Sulmet kibernetike, Softa: Janë bërë me bashkëpunëtorë të brendshëm

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet kibernetike, Softa: Janë bërë me

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, ka folur për sulmet kibernetike dhe problematikat e rënda që kanë sjellë në institucionet që kanë patur si shenjestër.

Softa akuzoi qeverinë se nuk po bën transparente bilancet e dëmeve që kanë shkaktuar këto sulme.

Njëherësh eksperti tha se institucionet shqiptare kanë ulur nivelin e mbrojtjes dhe investimet në këto struktura nuk janë në standartin e duhur.

Po ashtu Softa akuzon se sulmet  vijnë edhe nga grupime të brendshme.

“Ne kemi kohë që sulmohemi dhe jemi në hakerim dhe në të gjitha rastet e hakerimit nuk ka një bilanc nga qeveria që të kuptohet çfarë dëmi ekonomik, rreziqet, dëmi material kanë shkaktuar këta hakerime. Ky bilanc është i nevojshëm që çdo individ, ndërmarrje dhe strukturë që të ndërtojë mbrojtjen e tij. Kjo mungesë e transparencës i ka bërë më enigmatike këto hakerimi dhe kemi ulur nivelin e mbrojtjes.

Investimet në strukturën e mbrojtjes tregojnë edhe një herë që investimet për një Shqipëri digjitale kanë treguar një produkt të dobët. Janë sulmuar bankat, sistemet e komunikimit, parlamenti, INSTAT dhe vazhdojmë të jemi nën sulm dhe akoma nuk po e kuptojmë që sulmi i tyre është në eficencë dhe mbrojtja jonë është shumë i dobët.

Ka një sulm të koordinuar me hakerat, të cilat janë brenda territorit të Shqipërisë, mendoj se sulmet kibernetike nuk janë të organizuar vetëm nga jashtë, pasi do të duhet të ketë dhe bashkëpunëtorë, pasi sado i mirë është sulmi, nuk e ka efikasitetin nëse nuk ka dijeni për dobësitë dhe persona nga brenda territorit. Nesër e ka radhën sistemi i shëndetësisë, rrjeti i shpërndarjes elektrike që do të sjellë probleme të mëdha. Një sulm i kësaj natyre ndodhi ndaj Turqisë ku e la pa energji elektrike për gati 12 orë”, tha Softa në Syri Tv.

sulme kibernetike fatjon softa siguria