Mëngjesin e sotëm, agjentët e BKH-së dhe policisë së Shkodrës po ushtrojnë kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona, Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë.
Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që janë rregjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.
Agjentët e BKH po mbështeten në terren nga oficer dhe patrulla te DVP Shkodër.
Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale SPAK bën me dije se deri më tani kanë nisur hetimet për 35 materiale kallëzuese.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, 35 prej kallëzimeve kanë kaluar për hetim, ndërsa 16 janë dërguar për kompetencë në Prokuroritë e rretheve gjyqësore. Për 22 materiale, prokuroria vendosi mosfillim hetimesh ndërsa për 11 të tjerë janë dërguar për verifikim në drejtorinë vendore të Policisë.
1 material, thotë SPAK, është bashkuar me një tjetër çështje ekzistuese. Ndërsa kallëzimet e tjera janë në proces verifikimi.
Nga këta 35 procedime penale të regjistruara, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga policia e shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK, 3 kanë nisur si rezultat i kallëzimeve nga persona të ndryshëm, 2 janë referuar nga Prokuroritë e rretheve ndërsa 2 të tjerët janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, 29 procedime janë regjistruar për korrupsion aktiv në zgjedhje, 4 për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje. 1 procedim është regjistruar "përdorimi i funksionit publik për qëllime politike", ndërsa një tjetër për përdorimi i funksionit publik për qëllime politike" dhe "shpërdorimi i detyrës".
Lini një Përgjigje