TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2026, 16:23

Krim makabër në Itali, vritet me armë zjarri gazetari i njohur i sportit; pas ekzekutimit, autorët i djegin trupin!

Shkruar nga Pamfleti
Krim makabër në Itali, vritet me armë zjarri gazetari i njohur i
Gazetari sportiv italian, Luixhi Esposito

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku gazetari sportiv Luixhi Esposito, 53 vjeç, është gjetur i pajetë në një zonë bujqësore në Eboli, pranë Salernos. Sipas autoriteteve, dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri dhe më pas trupit i është vënë flaka, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim.

Trupi i karbonizuar u zbulua nga zjarrfikësit gjatë ndërhyrjes për shuarjen e një zjarri në shkurre. Për shkak të dëmtimeve të rënda nga flakët, identifikimi nuk ishte i mundur në momentet e para. Më vonë, pranë vendit të ngjarjes u gjet automjeti i viktimës, çka çoi në identifikimin e tij.

Sipas hetuesve, në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të krimit.

Esposito, i njohur profesionalisht edhe si Luka, ishte një emër i njohur në gazetarinë sportive italiane. Ai bashkëpunonte me gazetën “La Città di Salerno”, televizionin “OttoChannel” dhe ishte themelues i portalit sportiv “Tuttosalernitana.com”. Përveç angazhimit në media, ai punonte edhe në Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe kishte përfunduar studimet në biologji dhe letërsi.

Kolegët e tij e kanë kujtuar si një gazetar të përkushtuar dhe një profesionist me integritet. Drejtori i “OttoChannel” e cilësoi vdekjen e tij një humbje të madhe për gazetarinë sportive dhe kërkoi që autorët të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

Ndërkohë, Prokuroria e Salernos, nën drejtimin e Rafaele Kantone, ka nisur hetimet dhe po shqyrton të gjitha pistat për të zbuluar autorët dhe motivin e krimit. Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse vrasja lidhet me aktivitetin e tij gazetaresk.

luixhi esposito gazetari sportiv italian

1 Komente

  1. T
    Tony

    Po c'keni qe shkruani, keto jane pune te thella. Me vjen keq per djalin, por keshtu e kane keto pune.

    Lini një Përgjigje