TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2025, 09:51

Ferma kanabisi në Belgjikë, Prokuroria kërkon kthimin në qeli të shqiptarëve; si funksiononte organizata me 15 anëtarë

Shkruar nga Pamfleti

Ferma kanabisi në Belgjikë, Prokuroria kërkon kthimin në

Prokuroria federale e Belgjikës ka kërkuar kthimin në qeli të të gjithë personave të arrestuar në operacionin e 11 qershorit 2025, pas një operacioni anti-drogë që u shtri në disa qytete dhe çoi në arrestimin e 15 personave, 10 prej të cilëve shqiptarë. Të arrestuarit akuzohen për krijimin e fermave të kanabisit, kultivimin dhe tregtimin e narkotikëve, ndërsa në operacion morën pjesë 120 forca policore.

Në total, pak javë pas këtij operacioni, në qeli kanë mbetur vetëm 9 nga të arrestuarit, ndërsa 6 u liruan nga dhoma e këshillimit në Gjykatën e Bruges, kundrejt garancive financiare apo lehtësimin e masës së sigurisë.

Ditën e djeshme, Prokuroria federale ka kërkuar kthimin në qeli të të liruarve, ndërsa do të jetë gjykata që do të vendosë nëse do të pranojë ose jo apelimin.

Gjatë operacionit të dy muajve më parë, forcat policore ushtruan kontrolle në banesa dhe objekte (18 gjithsej) në Kortrijk, Menen, Harelbeke, Ëaregem, Ëervik, Moeskroen, Asse, Machelen, Antëerpen, Ronse, Ledeberg, Verviers, Engis dhe në Rajonin e Brukselit.

Policia gjeti tri plantacione aktive kanabisi në Gent, Harelbeke dhe Verviers, që përfshinin mbi 3200 bimë dhe fidane.

Në Menen dhe Kortrijk u zbuluan plantacione në ndërtim e sipër. Gjatë aksionit u sekuestruan gjithashtu 4.8 kilogramë kanabis, tre automjete, armë të ndaluara dhe para cash. Një hetim financiar çoi në sekuestrimin e llogarive bankare dhe atyre në kriptomonedha.

Katërmbëdhjetë burra dhe një grua, të moshës mes 27 dhe 53 vjeç, u arrestuan. Dhjetë prej tyre janë me origjinë shqiptare, të tjerët janë tre belgë, një kongolez dhe një rumun.

Nga hetimet rezultoi se organizata kriminale përdorte ndërmjetës për të organizuar veprimtarinë për prodhimin dhe tregtinë në shkallë të gjerë të kanabisit. Kjo metodë i ndihmonte drejtuesit kryesorë të qëndronin jashtë vëmendjes së autoriteteve. Plantacionet ruheshin dhe mirëmbaheshin nga persona me status qëndrimi të paligjshëm ose të pasigurt. Po ashtu, u përdorën edhe dokumente të falsifikuara.

Lini një Përgjigje