Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Shqipërisë për t'iu bashkuar protestave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fourreau u shpreh se prej më shumë se një muaji qytetarët shqiptarë po protestojnë kundër projektit të Zvërnecit. Ajo deklaroi se protestat lidhen edhe me kundërshtimin ndaj asaj që e cilësoi si korrupsion i qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama.
"Shqiptarët janë ngritur kundër korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës", shkroi eurodeputetja franceze, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund, sipas saj, grabitjes së tokave dhe pasurive.
Fourreau shprehu mbështetjen për qytetarët që po marrin pjesë në protestë dhe konfirmoi se do të jetë e pranishme në Shqipëri për t'iu bashkuar manifestimit.
“Po nisem për në Shqipëri për të mbështetur Revolucionin e Flamingove Rozë! Prej më shumë se një muaji, populli shqiptar është ngritur kundër projektit ekocidal të financuar nga familja Trump dhe kundër korrupsionit të qeverisë socialiste të Edi Ramës.
Ndal grabitjes së tokave dhe pasurive, mbështetje për shqiptarët që janë në luftë!”- shkruan eurodeputetja franceze.

Por, nderkohe qe shqiptaret jane ne proteste, pazaret dhe shitjet po vazhdojne. Tani edhe me para kesh. Mbi 4 milion nje kengtari privat! Ne kete situate ose eshte budallallepsur populli shqiptar ose qeveria, parlamenti e sidomos kreu i qeverise, jane cmendur. Drejtesia qe duhej te ndante shapin nga sheqeri, ka rene ne rrjeten e qeverise. Merren me mijte qe levizin poshte lart , por nuk shikojne elefantin brenda ne dhome.