
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta, përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit.
Temperatura më e lartë do të regjistrohet në qarkun e Shkodrës, aty ku termometri do të regjistrojë 35 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Lini një Përgjigje